Pastrimi i shtëpisë iu bë obligativ Ndue Markut, pas reshjeve të një dite më parë këtu në rrugën “Marie Shllaku” në Pejë.
E mira e kësaj ngjarje të hidhur është se pavarësisht rrezikut të madh, të gjithë shpëtuan.
Por, dëmet mund të arrijnë blerën prej 10 mijë euro, sipas familjarëve këtu
Uji i rrëmbyeshëm përmbyti edhe shumë objekte banimi në këtë lagje dhe jo vetëm.
Nga komuna i thanë Klanit se vërshimi këtu ndodhi për shkakun se dy rrënjë të mëdha kanë bllokuar kanalin e lumit Çokolica.
Komuna bëri më dije se rreth 400 mijë euro janë investuar në rregullimin e kanalit të lumit Çokolica