Live

Kapet 1 kg marihuanë në një automjet në Vushtrri, arrestohet i dyshuari

08:00 / 29 Prill 2025

Nga Kosova Live

Një operacion policor në Vushtrri ka rezultuar me sekuestrimin e një kilogrami substancë narkotike dhe arrestimin e një të dyshuari, transmeton Klankosova.tv.

Aaksioni u zhvillua pasi Policia e Kosovës pranoi një informacion për aktivitet të dyshuar të shitblerjes së narkotikëve në rrugën “Zymer Haziri” në Vushtrri.

Njësitë policore reaguan menjëherë duke identifikuar një automjet me targa vendore.

Pronari i automjetit, E.F., 28 vjeç, fillimisht kishte refuzuar të hapte veturën, duke pretenduar se nuk e kishte çelësin. Megjithatë, për shkak të dyshimeve të bazuara, policia konfiskoi automjetin dhe shoqëroi të dyshuarin në stacionin policor.

Pas shoqërimit, E.F. pranoi të hapte automjetin, ku në bagazhin e veturës u gjetën 10 pako të mbështjella, secila me rreth 100 gram substancë që dyshohet të jetë marihuanë – në total rreth një (1) kilogram.

Njësitë policorë kanë kryer edhe kontrolle në banesën e të dyshuarit. 

Shpërndaje në

U Kopjua