Sot për të tetën herë radhazi deputetët do të mblidhen në seancë në përpjekje për ta konstituar parlamentin.
Opozita është deklaruar një ditë më parë për Klankosova.tv se nuk do ta votojnë kandidaten e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.
Pak deputetë arrijnë në Kuvend pak para fillimit të seancës konstituive
Numër i vogël i deputetëve kanë arritur në Kuvendin e Kosovës pak para fillimit të seancës konstituive.
Kështu ka raportuar gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani e cila po raporton nga oborri i Kuvendit.
Ajo tha se për dallim nga herët e tjera, në këtë kohë ka numër më të vogël të deputetëve që kanë arritur, pasi herave të tjera kishte më shumë.
Deri tani, në Kuvend kanë shkruar Nait Hasani, Rozeta Hajdari dhe Bekë Berisha.