Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë nisur të mblidhen për seancën konstituive, e teta me radhë sot.
Seanca e sotme është thirrur për në orën 10:00, megjithatë si zakonisht, ajo pritet të nisë për disa minuta, njofton Klankosova.tv.
Lëvizja Vetëvendosje edhe sot do ta propozojë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, por Opozita nuk ka ndryshuar qëndrim pasi partitë kanë thënë se nuk e votojnë.