Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha doli para mediave me një propozim pasi sic tha ai s’po janë të zot me zgjidh asnjë situatë.
Ai tha se kërkojnë prej Përparim Ramës me caktu një shesh në Prishtinë për të ia vendosur emrin e presidentit amerikan, Donald Trump.
“E kemi një propozim si grup parlamentar, mendojmë dhe kërkojmë nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, që ta zgjedhe një shesh në Prishtinë dhe të ja vë emrin e presidentit Trump, në mënyrë që të angazhohen edhe të mos na harrojnë edhe miqtë, sepse na kanë harruar edhe nuk po merret askush me neve dhe si duket ne nuk jemi të zot ta zgjedhim asnjë situatë politike në Kosovës”, ka deklaruar Berisha.