Live

Detaje nga shpërthimi i veturës së U.D të drejtorit të QKUK-së

11:30 / 30 Prill 2025

Nga Kosova Live

Një shpërthim ka ndodhur sot në parkingun e administratës qendrore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku dyshohet se një mjet shpërthyes ka qenë i vendosur në veturën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së, Osman Hajdari.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të zyrës së tij, në kohën kur po bëheshin përgatitjet për mbajtjen e mbledhjes së rregullt të Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK).

Sipas të dhënave fillestare, janë dëgjuar krisma gjatë shpërthimit, ndërsa vetura ka pësuar dëme materiale, njofton Klankosova.tv.

Osman Hajdari, përveç se është ushtrues detyre, ka qenë edhe kandidat për pozitën e drejtorit të QKUK-së në konkursin që është anuluar një ditë më parë.

Ende nuk dihen detaje të tjera rreth motivit apo shkaktarëve të mundshëm të këtij incidenti, ndërsa Klankosova.tv, ka kontaktuar me policinë dhe është në pritje të një përgjigjeje

Shpërndaje në

U Kopjua