Një shpërthim ka ndodhur sot në parkingun e administratës qendrore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku dyshohet se një mjet shpërthyes ka qenë i vendosur në veturën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së, Osman Hajdari.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të zyrës së tij, në kohën kur po bëheshin përgatitjet për mbajtjen e mbledhjes së rregullt të Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK).
Ndërkohë nga policia kanë konfirmuar se nuk ka të lënduar nga incidenti, përpos dëmeve materiale.