Live

Vazhdojnë punimet në sheshin “Xhorxh Bush”, Rama: Projekti do të realizohet (VIDEO)

12:34 / 30 Prill 2025

Nga Kosova Live

Punimet në sheshin “Xhorxh Bush” po vazhdojnë edhe sot në kryeqytet.

Ndonëse pati tentativa për t’i ndaluar punimet ditëve të kaluara, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se projekti megjithatë, do të realizohet.

“Dje ka ndodhur ndalimi i punimeve në një pjesë të rrugës, në kundërshtim të plotë me ligjin dhe duke u mbështetur ne dokumente JO VALIDE. Prandaj, Komuna e Prishtinës do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për të kundërshtuar të gjitha vendimet e kundërligjshme të Ministrisë së Kulturës dhe të institucioneve vartëse të saj”, ka shkruar Rama në Facebook ku ka ndarë edhe një video të realizuar gjatë punimeve.

Shpërndaje në

U Kopjua