Një grua ka humbur jetën nga aksidenti mes dy veturave i ndodhur në hyrje të Skenderajt, konkretisht në fshatin Klinë e Ulët gjatë ditës së sotme, dhe katër persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.
Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Mitrovicës.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar policia e Mitrovicës.
“Sot, rreth orës 12:54,është raportuar për një aksident trafiku me pasojë fataliteti i shkaktuar në rrugën rajonale Mitrovicë -Skenderaj përkatësisht në fshatin Klinë e Ulët. Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident ka humbur jetën viktima femër rreth 65 vjeçare., ndërsa lëndime kanë pësuar edhe katër persona tjerë të cilët janë dërguar për tretman mjekësor ne Spitalin Rajonal ne Mitrovicë. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për aksidentin”, thanë nga policia, njofton Klankosova.tv.