Live

Shpërthimi në QKUK, Vitia: Akt kriminal, cenon integritetin e institucionit (VIDEO)

15:28 / 30 Prill 2025

Nga Kosova Live

Një shpërthim ka ndodhur sot në parkingun e administratës qendrore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku dyshohet se një mjet shpërthyes ka qenë i vendosur në veturën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së, Osman Hajdari.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, për Klan Kosovën, ka thënë se kjo është një akt kriminal, sipas tij cenon komplet integritetin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

“Mirëpo, ne jemi më së të vendosur që ky integritet nuk do të cenohet. Do të vazhdojmë më luftën të krejt fenomeneve të tilla, edhe kundër grupeve financiare kriminale të cilat kanë qenë sekret publik qysh kanë operuar këtu, por e kanë kuptuar se nuk munden më të operojnë këtu. Po mundohen ta bëjnë me mënyra të tjera të bëjnë, por e kanë kuptuar se nuk munden”, ka thënë Vitia.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të QKUK-së, Osman Hajdari, ka folur për media pas incidentit të sotëm të shpërthimit të veturës së tij private, duke theksuar se nuk ka asnjë problem në jetën e tij private dhe se e sheh këtë akt të lidhur me punën e tij zyrtare.

Shpërndaje në

U Kopjua