Live

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për dhunimin dhe trafikimin e një gruaje

16:03 / 30 Prill 2025

Nga Kosova Live

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë,  ndaj gjashtë të pandehurve, për shkak të dyshimit të bazuar për dhunimin, trafikimin si dhe kryerjen e shërbimeve seksuale të viktimës së trafikimit me iniciale K.B.

Në njoftimin e lëshuar, prokuroria thotë se të pandehurit A.K., M.Q., dhe R.K., akuzohen për kryerjen e veprës penale “trafikim me njerëz”.

Ndërsa, të pandehurit E.B., dhe M.Q., akuzohen për kryerjen e veprës penale “dhunimi”.

Ndër tjera, të pandehurit A.Q., dhe H.Z., akuzohen për kryerjen e veprës penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë me rastin e ngritjes së aktakuzës ka kërkuar nga gjykata që gjashtë të pandehurit të i shpallë fajtorë për veprat e kryera penale dhe t’i dënojë sipas ligjit”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në

U Kopjua