Live

Cakolli: Votimi i fshehtë në mes të seancës, nuk përbën zhbllokim të situatës

12:12 / 01 Maj 2025

Nga Kosova Live

Eugen Cakolli nga IKD-ja ka thënë se është shkelje dhe cenim i rëndë i procesit të votimit, votimi i fshehtë për kryetarin e ri të Kuvendit.

Në një postim në Facebook, ai ka pohuar se kjo është përpjekje për të kontrabanduar vullnetin e deputetëve.

“Kalimi në votim të fshehtë në mes të seancës, përveç se është shkelje dhe cenim i rëndë i procesit të votimit, nuk përbën zhbllokim të situatës. Është përpjekje për të kontrabanduar vullnetin e deputetëve”.

“Mungesa e përkushtimit dhe guximit për marrëveshje politike s’mund të mbulohet me procedura që shërbejnë si perde për dakordimet e prapaskenës”, tha Cakolli.

Ndër tjera, Cakolli ka parashtruar disa pyetje lidhur me situatën e sotme që u shkaktua në seancën e Kuvendit.

“Cila ishte arsyeja për këtë kthesë të papritur? A ka indikacione se dikush do të votojë ndryshe në votim të fshehur, apo thjesht po hapet dera për pazare të fshehta?”

“Pse po tentohet të fshihet vullneti politik, kur vota duhet të jetë përfaqësim i qytetarit?  Pse?!”, u shpreh ai.

Shpërndaje në

U Kopjua