Presidentja Vjosa Osmani është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Malejzi.
Ajo njoftoi përmes Facebook se vizitën atje po e zhvillon me ftesë të kryeministrit Anwar Ibrahim.
“Nder i veçantë që, me ftesë të Kryeministrit Anwar Ibrahim, të mirëpritem për vizitë zyrtare në Malejzi, një ndër shtetet e para që ka njohur Republikën tonë”, ka shkruar Osmani