Live

Grupi “Asnjë cent më shumë” nesër dorëzon padi kundër ZRrE-së për çmimin e rrymës

17:01 / 01 Maj 2025

Nga Kosova Live

Grupi qytetar “Asnjë Cent Më Shumë” ka njoftuar se nesër do të dorëzojë zyrtarisht padi kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), për vendimin e fundit që ka sjellë rritjen e tarifave të energjisë elektrike.

Padia do të dorëzohet në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në Pallatin e Drejtësisë, dhe pas kësaj, përfaqësues të grupit qytetar do të mbajnë një deklaratë për media.

“Padia do të dorëzohet në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Pallati i Drejtësisë.”

“Pas dorëzimit të padisë, përfaqësues të grupit do të japin një deklaratë për media, ku do të shpjegohen bazat ligjore të padisë dhe pasojat që ky vendim i ZRRE-së po shkakton mbi mirëqenien e qytetarëve.”

Shpërndaje në

U Kopjua