Live

Baraliu për ngërçin politik: Frikë, sepse e dinë që kërkesat e BE janë konkrete, këmbëngulëse se çfarë duhet bërë Kosova

19:38 / 01 Maj 2025

Nga Kosova Live

Profesori universitar, Mazllum Baraliu duke folur për dështimet e seancave për konstituimin e Kuvendit ka thënë se kjo po bëhet qëllimshëm nga të gjitha subjektet politike.

Ai ka thënë se për këtë ka një arsye, e që është marrja e përgjegjësisë nga qeveria e re obligimet që ka Kosova nga marrëveshjes për dialogun me Serbinë që sipas tij janë të dëmshme.

“Frikë dhe paftës. Frikë, sepse ka mungesë kurajo, guximi, sepse dinë që kërkesat e institucioneve të reja të BE janë konkrete, këmbëngulëse se çfarë duhet bërë Kosova, në mënyrë që kërkesa jonë për kandidaturën për anëtarësim BE po edhe në KiE do të merret në shqyrtim në qoftë se Kosova në dialog i pranon ato që po dëshiron t’i imponojë bashkësia ndërkombëtare që gjëra të tilla nuk kanë pasur guxim as këto që ishin në opozitë dhe kjo qeverisja e fundit. Nuk kanë guxim dhe meqë se nuk kanë, gjejnë arsyetime të ndryshme për t’i lënë fajin njëri tjetrit”, ka thënë Baraliu në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Shpërndaje në

U Kopjua