Live

Pas trajtimit në Prizren, lirohet për në shtëpi i mituri që u plagos në Kukës

20:56 / 01 Maj 2025

Nga Kosova Live

Një 15-vjeçar ka mbetur sot i plagosur, pas një sherri mes të miturve në Kukës.

I mituri u transportua për në Spitalin e Prizrenit, aty ku pas ekzaminimeve është liruar për në shtëpi.

Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur shefi i Emergjencës së Prizrenit, Hekuran Veçgishti.

“Janë kryer ekzaminimet dhe është bërë përpunimi i plagës. Janë kryer edhe konsultat dhe ai është liruar për në shtëpi”, deklaroi Veçgishti.

Një sherr mes të miturve ka ndodhur sot në Kukës, duke lënë të plagosur një 15 vjeçar.

Shpërndaje në

U Kopjua