Live

Haradinaj përkujton martirët e Studimes: Plagët nuk mbyllen pa drejtësi!

14:11 / 02 Maj 2025

Nga Kosova Live

Me rastin e përvjetorit të masakrës së Studimes, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar me përulje 117 martirët e vrarë nga forcat serbe, duke theksuar se ata janë gurë themeltarë të lirisë së Kosovës.

“117 martirët e Studimes ranë për këtë tokë dhe u shndërruan në themele të lirisë sonë. U vranë vetëm pse ishin shqiptarë, vetëm pse besonin në lirinë e vendit,” shkroi Haradinaj në Facebook.

Ai shtoi se plagët e popullit të Kosovës mbeten ende të hapura dhe se nuk do të mbyllen pa drejtësi, duke theksuar se kërkimi i saj do të vazhdojë deri në ndëshkimin e urdhërdhënësve dhe ekzekutorëve të masakrës.

“Nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi derisa kriminelët të marrin dënimin që meritojnë”, shtoi Haradinaj.

Në fund të deklaratës, ai shprehu mirënjohje të përjetshme për të gjithë ata që ranë për lirinë e Kosovës.

“Lavdi e përjetshme për martirët e Studimes dhe për të gjithë dëshmorët e Kosovës!”.

Shpërndaje në

U Kopjua