Live

Përkujtohet masakra e Studimes së Vushtrrisë, asnjë person ende nuk është dënuar

14:12 / 02 Maj 2025

Nga Kosova Live

Janë përkujtuar 116-të civilët që u masakruan në Studime 26-vjet më parë nga forcat e ushtrisë serbe, për nder të tyre u mbajt një akademi përkujtimore nën patronazhin e kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizit.

Kryetari i Vushtrisë, Ferit Idrizi, tha se për këtë masakër ende askush nuk është dënuar.

“Masakra e 2 majit ka lënë gjurmë të mëdha të pashlyeshme. Që nga ajo ditë nuk u ndëshkuan kriminelët që e bënë këtë. Sot kujtojmë me dhimbje, ndajmë dhimbjet me familjet, por pa këtë ditë nuk do të ishte as kjo ditë me diell e as kjo ditë e lirë që e gëzojmë sot e që e kemi obligim të gjithë që të ndërtojmë institucionet, që të gjejmë rrugë të bashkohemi që të gjejmë rrugën e unitetit. Sot padrejtësisht mbahen dhe gjykohen krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Kjo tregon për padrejtësinë që po na bëhet”, tha kryetari Idrizi.

Pos Idrizit, i pranishëm ishte edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti, i cili theksoi se të rënët për liri nuk do të jenë asnjëherë të harruar.

Poashtu, aty ishte sipas EO-së, edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj,i njëjti tha se kujtimi për të rënët për liri do të jetë i paharruar.

Ndërsa, Sokol Gjafa, në emër të familjarëve të dëshmorëve, bëri thirrje për unitet të spektrit politik.

Shpërndaje në

U Kopjua