Live

Aktivisti Nëngurra: Të sulmosh Ramush Haradinajn është tmerr (VIDEO)

15:43 / 02 Maj 2025

Nga Kosova Live

Aktivisti nga Norvegjia, Bardh Nëngurra, ka thënë se është e tmerrshme të sulmohet Ramush Haradinaj, kështu ai u shpreh derisa e komentonte deklaratën që kishte thënë për liderin e AAK-së, Hysamedin Feraj, pjesëtar i VV-së.

Feraj ishte shprehur:”Ramushi ia ka fal krimet Serbisë pa ia kërkuar Serbia!”.

Nëngurra në emisionin Kosova Today të Klan Kosovës, u shpreh se Feraj ka çdo herë deklarata të tilla.

“Të sulmosh Ramush Haradinajn dhe Haradinajt e Gllogjanit vetëm një njeri i çmendur, një njeri që fare nuk ka gjak shqiptari, unë po të isha si Hysamedin Ferraj do të shkoja të bëja ADN-në. Të sulmosh Ramush Haradinajn është tmerr, Ramush Haradinaj ka flijuar aq shumë për Kosovën sa duhet të përkulet para veprës së tij”.

“Por se çfarë ka bërë ai pas luftës le të merret prokuroria me të, pse nuk kanë bërë padi, pse nuk shkojnë me fakte e t’i thonë e ke bërë këtë dhe atë”, ka thënë Nëngurra.

Shpërndaje në

U Kopjua