Live

Sindikata e Policisë thërret kuvend zgjedhor 6 muaj para afatit të rregullt (DOKUMENT)

21:22 / 02 Maj 2025

Nga Kosova Live

Sindikata e Policisë së Kosovës ka vendosur që ta zgjedh kryetarin e ri pas gati plot një viti, që kur u shkarkua Imer Zeqiri.

Së fundmi ka thirrur për një Kuvend zgjedhor, gjashtë muaj para afatit të përcaktuar, meqë zgjedhja e fundit ishte bërë në nëntor të vitit 2021.

Kosovalive merr vesh nga burimet e saj brenda kësaj sindikate se ftesat janë shpërndarë tek delegatët.

Ftesa dërguar delegatëve për Kuvendin Zgjedhor të 3 majit, të cilën e ka siguruar Kosovalive.
Sindikata e Policisë nuk ka bërë asnjë njoftim publik për mbledhjen e nesërme të kuvendit!

Shpërndaje në

U Kopjua