Live

Nesër mbyllet përkohësisht rruga “Agim Ramadani”, shkaku i asfaltimit

21:51 / 02 Maj 2025

Nga Kosova Live

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër, rruga “Agim Ramadani” do të jetë e mbyllur për qarkullim gjatë gjithë ditës për shkak të punimeve finale në shtresën përfundimtare të asfaltit.

Mbyllja do të vazhdojë deri në përfundimin e plotë të punimeve, dhe nëse paraqitet nevoja, mund të vazhdojë edhe gjatë ditës së diel, më 4 maj.

“Pas përfundimit të asfaltimit, do të ndalohet qarkullimi i mjeteve të rënda për 48 orë, me qëllim të stabilizimit të shtresës së re dhe shmangies së dëmtimeve të mundshme.

Kërkojmë nga qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik që të planifikojnë lëvizjet e tyre në kohë, duke pasur parasysh këtë ndërprerje të përkohshme”.

Shpërndaje në

U Kopjua