Live

Digjet një veturë në Komoran, ndërhyjnë zjarrfikësit e Drenasit

17:22 / 03 Maj 2025

Nga Kosova Live

Rreth orës 12:00 të ditës së sotme, një veturë është përfshirë nga flakët në Komoran. Për fat të mirë, në këtë incident nuk ka persona të lënduar.

Zjarrfikësit e njësisë së Drenasit kanë reaguar me shpejtësi dhe kanë arritur të shuajnë zjarrin, duke parandaluar përhapjen e tij në zona përreth.

Shkaqet e zjarrit ende nuk janë bërë të ditura dhe pritet që autoritetet përkatëse të ndërmarrin hetimet e nevojshme.

Shpërndaje në

U Kopjua