Live

Ia shkelën mbi 70 km/h në zonën 40, ndalohen dy shoferë në Ferizaj

20:10 / 03 Maj 2025

Nga Kosova Live

Sot dy shoferë janë ndëshkuar për tejkalim shpejtësie në qytetin e Ferizajt.

“Më 1 dhe 3 maj 2025, në rrugën ‘Rexhep Bislimi’ në Ferizaj, policët e stacionit të Ferizajt ndaluan dy shoferë, Ç.XH (24 vjeç) dhe F.S (48 vjeç), të cilët po lëviznin me shpejtësi mbi kufirin e lejuar prej 40 km/h. Njëri prej tyre lëvizte  me 76 km/h dhe tjetri me 71 km/h”, thuhet në komunikatën e policisë.

“Për këto kundërvajtje, secilit iu shqiptua gjobë prej 200 eurosh, 2 pikë negative dhe ndalim i patentë shoferit për 3 muaj”.

Shpërndaje në

U Kopjua