Live

Peja shembull për humanizëm – dy qytetarë lajmëruan në polici rreth 5000 euro të humbura (VIDEO)

08:03 / 15 Maj 2025

Nga Kosova Live

Imami në Junik, Imer Krasniqi gjeti 1300 euro në një portofol, dhe të njëjtën e dorëzoi në stacionin më të afërt policor.

“Policia ka identifikuar dhe ka kontaktuar personin të cilit i kishte humbur kuleta. I njëjti  është ftuar në Stacionin Policor Junik, të cilit nga zyrtarët policorë ju ka kthyer kuleta së bashku me të holla dhe dokumentet personale. Policia e Kosovës, e falënderon qytetarin Imer Krasniqi për veprimin  dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare”, thuhet në njoftim.

Lidhur me këtë, gazetari korrespodent, Valdrin Daci thotë se një gjest i tillë është për t’u marrë shembull, dhe shton

“Një gjest i tillë është lëvduar shumë, pasi u prit mirë, dhe kur kemi raste të tilla kur qytetarët gjejnë gjërat personale e sidomos paratë, është një shenjë e mirë që në këtë shoqëri kemi ende njerëz të mirë.

Para disa ditëve, një tjetër rast i tillë u regjistrua në Pejë.

Auron Gashi, një i ri duke shkuar në punë, në trotuar gjeti një çantë të vogël të një qytetari nga Istogu, ku në të u gjendën 3000 euro.

Sipas Dacit, i riu dorëzoi menjëherë në polici.

“Kemi mësuar zyrtarisht se paratë e humbura, qytetari nga Istogu i kishte marrë si kredi”.

Shpërndaje në

U Kopjua