Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë i cili dyshohet se kishte kryer veprat penale “Falsifikim i Dokumentit” dhe “Mashtrim”.
Sipas policisë, i dyshuari u arrestua në Gjilan, dhe ishte në kërkim që nga shtatori i vitit të kaluar.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti ishte vendosur në kërkim për shkak të veprave penale të lartcekura. I dyshuari pas intervistimit në prezencë të avokatit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
Klankosova.tv merr vesh se i arrestuari është Ramadan Hasani nga fshati Vilancë i Vushtrrisë.
Vërejtje:
Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.