Hykmete Bajrami nga LDK ka mohuar se kryesia e saj, ka imponuar apo bërë presion që parlamentarët e këtij grupi, të votojnë në një formë të caktuar.
Këto deklarata, Bajrami i dha pas dështimit të seancës së sotme në tentativën e 16-të për konstituim të kuvendit, transmeton klankosova.tv.
”Kryetari do të shkojë dhe do të shpalosë idenë me detaje të tjera. Për momentin kjo është zgjidhja më e mirë e mundshme për situatën në të cilën gjendemi”.
”Takimet në vazhdim janë për detajet në vijim. Nuk bëhet fjalë për ndarje të pozitave”.
”Nuk kemi vendosur kushte, as nuk kemi kërkuar dikastere, vetëm kemi elaboruar pse propozimi ynë është më e përshtatshme për situatën në të cilën gjendemi”.
”Asnjëherë nuk kemi kërku garanci apo trysni, te deputetët e LDK-së, nuk kemi ushtru kurrfarë presioni që të votohet në formë të caktuar”.