Live

Osmani dhe Prattipati diskutojnë për rëndësinë e konstituimit sa më parë të institucioneve

12:10 / 15 Maj 2025

Nga Kosova Live

Presidentja Vjosa Osmani, priti sot në takim të rregullt të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

Sipas një njoftimi nga ana e Presidencës, në këtë takim u diskutua për rëndësinë e konstituimit sa më parë të institucioneve të Kosovës dhe për pasojat me të cilat përballet vendi ynë për shkak të kësaj zvarritjeje, transmeton Klankosova.tv.

“Përveç kësaj u diskutuan tema konkrete të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuar të Amerikës, që ndër të tjera përfshijnë fushën e diplomacisë dhe mbrojtjes”, thuhet tutje në njoftim.

Shpërndaje në

U Kopjua