Live

“Mirë është që po ndodh një komunikim i tillë”, Haradinaj flet për takimin te Osmani

12:49 / 15 Maj 2025

Nga Kosova Live

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është deklaruar pas dështimit të 16-të të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Ai para mediave pas kësaj séance, foli rreth takimit konsultatit të thirrur nga presidentja Vjosa Osmani me partitë politike.

Haradinaj e ka vlerësuar si pozitiv takimin që pritet të mbahet me fillim nga ora 13:00, njofton Klankosova.tv

“Mirë është që po ndodh një komunikim i tillë, i parë lidhur me gjendjen e krijuar. Ne do të japim ide si të dilet nga kjo gjendje.  Angazhohemi për qeverinë e opozitës, të shumicës së dalë nga zgjedhjet e fundit. Nëse gjindet një zgjidhje e një qeverie kalimtare, ashtu sikurse ekziston një propozim, edhe atë e shqyrtojmë. Pra, nuk jemi për atë që të mbetet gjendja e bllokuar pafund, sikurse jemi tani”, deklaroi ai.

Shpërndaje në

U Kopjua