Live

Kapiteni Amir Abrashi shumë i zhgënjyer

18:35 / 18 Maj 2025

Nga Kosova Live

Grasshopperi humbi 2:1 të shtunën nga Sioni. 27 herë kampionët e Zvicrës rrezikojnë rënien nga Superliga.

Kapiteni Amir Abrashi është shumë i zhgënjyer, por ka ende besim se Grasshopperi do ta siguroj mbijetesën.

Por për Grasshopperin, një gjë është e qartë. Pas humbjes nga Sioni, Grasshopperi ka humbur gjasat të siguroj pa barazh mbijetesën.

“Është një humbje shumë e hidhur. Dhemb shumë sepse mund të kishim shmangur rënien direkt nga kategoria”, ka thënë Abrashi pas ndeshjes për “Blue Sport”.

Para ndeshjes së fundi të edicionit, Grasshopperi është në vendin e parafundit me 36 pikë sa ka edhe Yverdonit në vendin e fundit. Winterthuri është në pozitën e dhjetë me 37 pikë.

“Kishim shumë pak raste, shumë pak situata për gol në sulm. Mbrojtësit e Sionit na kishin në kontroll. Ndoshta na mungonte pak forcë, nuk e di, por është humbje e hidhur”, është shprehur Abrashi. Ai insiston se gjërat mund të rregullohen në ndeshjen fundit.

“Kemi edhe një ndeshje të mbetur ku mund të rregullojmë shumë gjëra”, ka thënë Abrashi.

Grasshopperit i duhet fitore në shtëpi kundër St. Gallenit të enjten. Winterthurit luan në shtëpi kundër Sionit, kurse Yverdoni e pret Zurichun. Grasshopperi mban rekordin për më së shumti tituj të fituar në Zvicër.

Shpërndaje në

U Kopjua