Live

Rreth 8 mijë bileta të shitura për finalen Prishtina – Llapi

19:26 / 22 Maj 2025

Nga Kosova Live

Finalja e Kupës së Kosovës në futboll do të zhvillohet sonte.

Në finale do të ballafaqohen Prishtina dhe Llapi, atje ku pritet spektakël i madh në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Prishtina vazhdon të jetë skuadra që ka fituar më së shumti këtë trofe, plot tetë herë nga 12 finale sa ishte pjesëmarrëse nga sezoni 1991/92, kurse Llapi e ka fituar dy herë këtë trofe.

Rreth 8 mijë bileta janë shitur për këtë takim, me atmosferën që pritet të jetë fantastike, shkruan Blic.

Shpërndaje në

U Kopjua