Live

Shqipëria niset drejt Letonisë

19:15 / 08 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll është nisur drejt Letonisë.

Një ditë pas ndeshjes ndaj Serbisë, ku kuqezinjtë barazuan pa gola, sot zhvilluan një stërvitje dhe më pas u nisën drejt Rigas.

Shqipëria do të luajë ndaj Letonisë të martën dhe i nevojitet fitorja për të vazhduar të shpresojë për vendin e dytë që dërgon në play-off për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Momentalisht, Shqipëria gjendet në vendin e dytë me katër pikë pas tri ndeshjeve të zhvilluara.

Shpërndaje në

U Kopjua