Live

Numri 42, përgjigja e gjithçkaje…por a do të jetë edhe për Kuvendin?

08:05 / 05 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Sërish sot vazhdon seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Nja zvarritje që nisi me ditë, u shtri në javë, e tani po kap muaj.

Në librin e paharrueshëm të Douglas Adamist, The Hitchhiker’s Guide to the Galaxy, 42-shi është përgjigja përfundimtare e gjithçkaje.

Por…a do të vlejë kjo sot për Parlamentin e Kosovës?

Në ditët e fundit është krijuar përshtypja, së paku në kontekst takimesh e konsultimesh, sikur ka lëvizje.

Njëherë ishte takimi i 28 qershorit midis liderëve të partive për të gjetur një zgjidhje për zhbllokimin e situatës.

Aty nuk u arrit një ujdi, por vetë mbajtja e takimit u konsiderua si njëri ndër hapat më seriozë për sanimin e këtij problemi politik e institucional.

Ndërkaq, dy ditë më parë, presidentja Vjosa Osmani mbajti takime konsultative me liderët e partive, duke e shprehur shqetësimin e saj për ngërcin që e ka zënë vendin.

Ndonëse 42-shi ka pushtuar kulturën pop si numri që i jep përgjigje gjithçkasë, nuk do të ishte befasi, nëse do të dështonte t’i jepte një të tillë konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Shpërndaje në

U Kopjua