Live

U prezantua rrejshëm, arrestohet burri në Prishtinë

09:26 / 05 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Më 1 korrik të këtij viti është arrestuar një burrë në Prishtinë, nën dyshimin se ishte prezantuar rrejshëm, derisa iu gjetën edhe shtatë armë zjarri me 290 fishekë.

Sipas policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit, transmeton Klankosova.tv.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer veprat e cekura më lartë. Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse janë gjetur dhe sekuestruar shtatë armë zjarri, 290 fishekë, një telefon mobil dhe një kontratë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Shpërndaje në

U Kopjua