Live

Njësiti K-9 tani futet brenda Kuvendit, pas alarmit për bombë

12:15 / 05 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Pas alarmit për bombë në Kuvendin e Kosovës, njësiti K-9 i Policisë është futur brenda ndërtesës për të kryer kontrolle të detajuara.

Qentë specialë po ndihmojnë në kërkimin e mundshëm të eksplozivëve, ndërsa Policia po marrin masat maksimale për sigurinë e institucioneve dhe personelit brenda Kuvendit.

Hetimet vazhdojnë ndërsa situata monitorohet nga afër.

Shpërndaje në

U Kopjua