Burim Berisha nuk do të kandidojë më për kryetar të Fushë-Kosovës, nga radhët e LDK-së.
Në vend të tij, LDK-ja në Fushë-Kosovë do të përfaqësohet nga Besnik Osmani. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku.
“Ka një emocion të veçantë kur një epokë e gjatë e suksesshme mbyllet me dinjitet, dhe një kapitull i ri hapet me shpresë. Kështu ndodhi sot në Fushë-Kosovë. Po e mbyllim një epokë të tërë me një ikonë fitoresh për LDK-në, Burim Berishën, për të nisur një të re, me një profesionist të jashtëzakonshëm të Lidhjes Besnik Osmanin” shkroi Abdixhiku.
Osmanin, Abdixhiku e ka përshkruar si një njeri të përkushtuar, të matur, me përvojë konkrete në qeverisje dhe me vizion të qartë për të ardhmen.