Live

Përleshje mes dy grupeve në Lipjan, gjuhen me gota qelqi

14:28 / 19 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Një incident i dhunshëm ka ndodhur në një lokal në qytetin e Lipjanit, ku dy grupe personash janë përfshirë në një përleshje fizike.

Pamjet që janë publikuar në rrjete sociale tregojnë se situata ka dalë jashtë kontrollit, pasi personat e përfshirë në konflikt kanë hedhur gota qelqi dhe sende të tjera të forta në drejtim të njëri-tjetrit.

Zhurmat dhe thyerjet e xhamave kanë alarmuar edhe klientët e tjerë që ndodheshin në lokal në momentin e përleshjes.

Shpërndaje në

U Kopjua