E Shtuna dhe e diela kanë qenë një shportë me ngjarje interesante për Pejën.
Të paktën kështu thotë gazetari korrespodent i “Ora Shtatë”, Valdrin Daci, transmeton Klankosova.tv.
“Ditën e djeshme është raportuar për vdekjen e një të moshuari. Siç është bërë me dije nga mediat lokale, ka vdekur i moshuari Bilal Rraci, i cili kishte tentuar të shuante zjarrin, që kishte kapluar varrezat e fshatit Ujmirë”, tha fillimisht Daci.
Sipas Dacit, një ngjarje interesante ka ndodhur në Dollc të Klinës.
“Në orët e vona të së shtunës është raportuar për një mjet shpërthyes në një lokal, dhe kur kanë dalë policia në vendin e ngjarjes nuk kanë gjetur asgjë. Thjesht duket se ajo që ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës, është munduar të improvizohet edhe në një lokal në Dollc të Klinës”, u shpreh tutje gazetari.
Tutje, Daci thotë se të shtunën janë përleshur një grup mes vajzave dhe djemve.
“Kush ka qenë prezent aty, e kanë parë tmerrin”, u shpreh ai.