Live

Zyrtare: Granit Xhaka kapiten i Sunderlandit për sezonin 2025/26

11:42 / 14 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Granit Xhaka do të jetë kapiteni i Sunderlandit për sezonin 2025/26.

Mesfushori i Kombëtares së Zvicrës do të jetë lideri i klubit nga Anglia.

Xhaka u transferua te skuadra angleze gjatë këtij afati kalimtar të verës nga Bayer Leverkusen për rreth 20 milionë euro.

Futbollisti do të jetë shqiptari i dytë kapiten te Sunderlandi në histori. Pasi dikur ishte Lorik Cana.

Shpërndaje në

U Kopjua