Një person në Obiliq ka vdekur aksidentalisht si pasojë e lëndime që ka pësuar gjersa ishte duke e riparuar automjetin e tij.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së hënës, transmeton Klankosova.tv
Sipas policisë, viktima ishte dërguar për tretman në QKUK, dhe sipas mjekut kujdestar i njëjti ishte pa shenja jete.
“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, njofton policia në raportin 24-orësh, transmeton Klankosova.tv.