Apple sapo ka ngritur programin “Bug Bounty” të cilët mund të gjejnë të meta,dobësi në iPhone dhe Mac. Tani Apple po ofron midis 100,000 deri 1.000,000 dollarë që është pagesa më e madhe që mund të ofrohet aktualisht nga ndonjë kompani e teknologjisë.
Programi “Bug Bounty” Apple është i hapur për të gjithë studiuesit e sigurisë kibernetike nga kjo vjeshtë.
Programet e gjetjës së gabimeve janë mjaft të njohura në industrinë e teknologjisë. Thjesht ka kuptim që kompanitë e teknologjisë të ftojnë hakerat me kapele bardh (white hackers) të tregojnë të metat për një shpërblim të parave të gatshme, në vend se të mbahen si shpërblim nga një haker me kapelë së zezë(Black Hackers).