Juventusi e ka fituar derbine Italisë ndaj Interit në Serie A në mënyrë dramatike.
Lloyd Kelli hapi llogarinë për juentinët në minutën e 14-të për të barazuar Hakan Calhanoglu në të 30-tën.
Kenan Yildiz rikheu epërsinë në minutën e 38-të për vendësit, por prapë u shfaq Hakan Calhanoglu që kompletoi dopietën në miniutën e 65-të.
Marcus Thuram përmbysi gjithçka kur shënoi për 2:3 në minutën e 76-të.
Ama vëllai i tij te Zonja e Vjetër nuk e pat nijet ta lë të ikën me tri pikë, pasi barazoi shtatë minuta më vonë.
Fitorja për Juven erdhi nga rezervisti Vasilje Adzic në minutat shtesë të takimit për t’i mbajtur tri pikë në “Juventus Stadium”.