Met Office ka lëshuar një paralajmërim të verdhë për motin para derbit të Merseyside të së shtunës mes Liverpoolit dhe Evertonit, duke paralajmëruar se ka një mundësi të vogël për përmbytje.
“Reds” do të presin “Blues” në Anfield në ndeshjen që fillon në orën 13:30 këtë fundjavë.
Skuadra e Arne Slot aktualisht kryeson tabelën, pasi ka fituar të katërta ndeshjet e para në Premier League, ndërsa ekipi i David Moyes ndodhet në vendin e gjashtë me dy fitore, një barazim dhe një humbje.
Reshjet e shiut pritet të përhapen drejt verilindjes të shtunën dhe do të bëhen të qëndrueshme dhe herë pas here të dendura.
Ndërkohë, nga mesdita e së shtunës e tutje, parashikohet erë gjithnjë e më e fortë me shpërthime dhe një mundësi për bubullima.
Ata paralajmërojnë se ka një mundësi të vogël që reshjet e dendura të shkaktojnë ndërprerje të transportit dhe përmbytje.
Derbi i sezonit të kaluar i Merseyside në “Goodison Park” duhej të shtyhej për shkak të kushteve të motit, pasi stuhia Darragh goditi Mbretërinë e Bashkuar.
Fillimisht i planifikuar për 7 dhjetor 2024, ndeshja u riorganizua për 12 shkurt 2025, ku një gol i James Tarkowskit në minutat shtesë i dha Evertonit një barazim 2-2 kundër Liverpoolit.