Tifozët e Bayern Munich janë gjakosur nga dhuna që tifozët grekë e shkaktuan ndaj tyre gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve mes Bayernit U19 dhe Olympiacosit U19.
Rreth 80 huliganë, shumica prej të cilëve kishin veshur helmeta motoçiklete, i sulmuan tifozët gjermanë në tribuna, pasi e kishin pushtuar fushën në Athinë, ku po luanin ekipet U19 të këtyre klubeve, raporton Gazeta Express.
Sulmi ndodhi në minutën e 84-të të ndeshjes, kur djelmoshat e Bayernit po fitonin 4:0.
Pamje nga vendi i ngjarjes i shfaqin tifozët gjermanë të gjakosur.
Bild raporton se pesë tifozë janë dërguar në spital me urgjencë si pasojë e sulmit.