Fansat mendojnë se kënga e re “Lose you to love me” e Selena Gomez i dedikohet krejtësisht ish të dashurit të saj, Justin Bieber, dhe ka pasur shumë spekulime që nga momenti kur u paralajmërua si projekt, shkruan JustJared, përcjellë GazetaBlic.Pothuajse në të njëjtën kohë kur Selena publikoi këngën, gruaja e Justin, Hailey Bieber postoi një fotografi në Instagramin e saj ku fansat e gjetën si hapësirë për tu diskutuar.Postimi në Instagram Story shfaqi një këngë “I’ll kill You” nga Summer Walker.
“Unë nuk jam duke u përpjekur të filloj ndonjë dramë dhe kurrë nuk kam folur për Hailey Baldwin, kurrë nuk kam besuar gjërat që Selenators kanë thënë për të deri tani, dua të them që nuk është rastësi të postoni këtë këngë menjerëerë pas asaj të Selenas”, ka shkruar një fans.Një fans tjetër shkroi, “Wow hailey vërtet e provoi – disa do thonë se nuk ka të bëjë me Selenën, por ajo e postoi atë këngë 4 minuta pas rënies “Lose you to love me”.Selena Gomez nuk ka bërë një koment nëse kënga është në lidhje me Justin Bieber, apo rreth reagimit të supozuar të Hailey Bieber.