Live

Pacolli: Greqia partner i rëndësishëm i Kosovës

12:32 / 25 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, ka pritur në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Prishtinë, ambasadoren, Chryssoula Aliferi, me të cilën diskutoi për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon, marrëdhëniet midis dy vendeve dhe mundësitë e rritjes së tyre në kapacitete të plota.

Gjatë takimit u konfirmua angazhimi dhe mbështetja e dy vendeve për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme bilaterale në aspektin politik dhe ekonomik. Ministri Pacolli tha se Greqia është partner i rëndësishëm i Kosovës, si dhe fqinj rajonal i saj.

“Vlerësojmë mbështetjen që Greqia ka dhënë dhe po jep në ndërtimin e perspektives euroatlantike të Kosovës”, tha ministri Pacolli, duke rikonfirmuar se dy vendet trajtojnë reciprokisht relacionet me respekt dhe përkushtim të madh.

Në takim u diskutua edhe për projektet e reja bilaterale ndërmjet dy vendeve. Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan nivelin e mirë të marrëdhënieve në mes dy shteteve, duke shprehur përkushtimin reciprok për intensifikimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...