Philippe Coutinho është huazuar afatin kalimtar veror te Bayern Munich, tani pritet që kampionët dorështrënguar gjermanë të thyejnë rekordin për transferim më të shtrenjtë në histori të futbollit të Gjermanisë, transmeton Gazeta Metro.
Mesfushori brazilian nuk kishte hapësira te Barcelona dhe katalunasit vendosën ta huazojnë në Gjermani te Bayerni.
Me kampionin në fuqi të Gjermanisë, braziliani ka rikthyer shkëlqimin e tij. 27-vjeçari po luan rregullisht dhe është bërë shumë i rëndësishëm për bavarezët.
Mediat gjermane kanë raportuar se Bayerni ka vendosur ta aktivizojë klauzolën për blerjen e lojtarit.
Kampionët e shumëfishtë të Gjermanisë pritet të shpenzojnë 120 milionë euro te Barcelona për blerjen përfundimtare të brazilianit.
Kësisoj Coutinho do të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të futbollit gjerman.