Tifozi 14-vjeçar i Partizanit, i cili kishte pësuar një aksident të rëndë në muajin korrik të këtij viti dhe ishte prej rreth 3 muajsh në gjendje kome, nuk ia doli të fitojë betejën me vdekjen.
Adoleshenti humbi jetë pasditen e sotme në Turqi, ku ndodhej për kurim, ndërsa lajmi u dha nga vetë klubi i Partizanit, që nëpërmjet faqes zyrtare, i shprehu ngushëllimet familjes, për dhimbjen që po kalojnë.
PËRJET MES NESH RENIS!
FK Partizani përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes Muça, për humbjen e Renisit. Tifozi 14 vjeçar, pas atij aksidenti të rëndë në korrik, ku qëndroi për tre muaj në koma, në luftë për të mposhtur vdekjen, ka ndërruar jetë sot në Turqi. Do të mbetesh gjithmonë pjesë e familjes së kuqe Renis.
U prehsh në paqe engjëll!