Këngëtari Yll Limani njihet për këngët e tij të dashurisë, të cilat zakonisht i shkruan vet.
Por këngën e fundit “Nuk po kalojka”, e kanë shkruar Aida Baraku dhe Armend Regjepagiqi.
Kënga është shndërruar në hit, dhe këngëtari shpjegon se si është nisur kjo këngë, pasi që ka lidhje të drejtpërdrejtë personale me të.
“E kisha problem të adoptohesha në fillim sepse jam mësuar ta kem në kontroll këngën time”, ka thënë këngëtari.
“Armendi dhe Aida janë njerëz jashtëzakonisht inteligjentë dhe unë ua kam rrëfyer hallet dhe problemet e dashurisë, ata kanë përbirë çdo fjalë dhe çdo fjalë është në tekst”, është shprehur Ylli në një intervistë për “Klan Kosovën”
Kënga ka miliona klikime në Youtube.