Live

Pentagoni nënshkruan kontratë prej 10 miliardë dollarësh me Microsoft’in

21:59 / 26 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Ministria amerikane e Mbrojtjes njoftoi sot se i kishte akorduar Microsoft një kontratë gjigante për ruajtjen e të dhënave në internet, me vlerë deri në 10 miliardë dollarë, në të cilën Amazon ishte gjithashtu i përfshirë.

Kontrata JEDI (Joint Enterprise Defense Infrastructure), që shtrihet në një afat kohor prej 10 vitesh, parashikon të modernizojë sistemet informatike ushtarake.

Për lehtësimin e vendosjes së një arkitekture të re për ruajtjen e informacioneve, Pentagoni ka vendosur t’ia akordojë këtë kontratë vetëm një kompanie.

Google u tërhoq nga gara në tetor 2018 duke shpjeguar se nuk kishte marrë siguri që kjo kontratë do të ishte konform parimeve të tij përsa i përket inteligjencës artificiale.

Pavarësisht kritikave që ekzistonin rreth “Silicon Valley” përsa i përket bashkëpunimeve me ushtrinë dhe policinë, Microsoft dhe Amazon, pas tërheqjes së Google, mbrojtën pjesëmarrjen e tyre në tenderin e zhvilluar.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...