Live

Rashford bën shqiponjën, c’menden serbët

16:26 / 12 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Lojtari i Manchester United, Marcus Rashford festoi me shqiponjë pasi shënoi në derbin mes Manchesterit e Chelseat.

Ky veprim nuk shkoi pa u vërejtur nga mediat serbe. Edhe pse festimi nuk duket që ka të bëj dicka kundër popullit serb, mediat serbe ishin të shpejta në reagimin e tyre.

Menjëherë pas festimit të Rashford me shqiponjë ka reaguar e përditshmja serbe ‘Kurir’, e cila shkruan: “Ky gjest i cili pati shumë reklamë vitin e kalaur pasi u aplikua nga Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, mesa duket është bërë shumë i njohur për futbollistët e botës. Tani ngrihet pyetja nëse Rashford është i vetëdijshëm për kuptimin e shenjës që bëri dhe si reagoi shoku i tij i skuadrës në stol Nemanja Matiç që është me kombësi serbe”.

Shpërndaje në

U Kopjua